Të fundit
Zbuloni ngjarjet dhe aktivitetet më të fundit nga shkolla jonë

Olimpiada e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
📚 Sot u zhvillua Olimpiada e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në nivel shkolle, ku nxënësit patën mundësinë të vënë në pah njohuritë, aftësitë gjuhësore dhe pasionin për letërsinë. 👏 Suksese të gjithë pjesëmarrësve!

Olimpiada e Informatikës – Faza I
💻 Sot u zhvillua Faza I e Olimpiadës së Informatikës në nivel shkolle. Suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës!

Olimpiada e Kimisë – Faza e parë
🧪 Zhvillohet faza e parë e Olimpiadës së Kimisë në nivel shkolle! Një mundësi për të vënë në provë njohuritë, kureshtjen shkencore dhe aftësitë e nxënësve tanë. 🔬 Suksese të gjithëve!

Marrëveshje bashkëpunimi me AKSK
Përgatitja e profesionistëve të rinj në sigurinë kibernetike kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm me shkollat profesionale dhe institucionet arsimore. Për AKSK-në, ky bashkëpunim është pjesë e angazhimit për të zhvilluar kapacitetet njerëzore në këtë fushë, duke nxitur interesin e të rinjve dhe duke lidhur formimin e tyre me nevojat për mbrojtjen e sistemeve dhe shërbimeve digjitale. Në këtë kuadër, gjatë Future2Tech 2026, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën e Mesme Profesionale “Herman Gmeiner”, Institutin “Harry T. Fultz” dhe Shkollën e Mesme Teknike Elektrike “Gjergj Canco”. Ky angazhim e afron më tej arsimin profesional me ekspertizën e AKSK-së dhe me sigurinë kibernetike si fushë ku të rinjtë mund të zhvillojnë aftësitë dhe të ndërtojnë karrierën e tyre. Pas nënshkrimit, nxënësit e këtyre shkollave morën pjesë në një trajnim për higjienën kibernetike, kushtuar praktikave të përditshme për përdorimin e sigurt të teknologjisë. Edukimi mbi këto praktika përbën një bazë të nevojshme për të rinjtë që përgatiten për profesione ku përgjegjësia për sigurinë e pajisjeve, të dhënave dhe sistemeve është pjesë e punës.

Maturantët / Graduation Party
👩🎓🧑🎓Maturantët tanë festuan përfundimin e një etape të rëndësishme, mes vlerësimit të ekselencës, ndarjes së diplomave dhe urimeve për një të ardhme të suksesshme. Urojmë çdo maturant për rrugëtimin e ri që i pret! ⭐️

Promovimi në shkollat 9-vjeçare
✨ Momente nga promovimi në shkollat 9-vjeçare Gjatë vizitate tona, prezantuam programin dhe mundësitë që ofron shkolla jonë për nxënësit e ardhshëm 💻🎓

Dita e Hapur 2026
📌 DITA E HAPUR 2026 Sot mirëpritëm nxënës të shkollave 9-vjeçare, prindër dhe biznese, të cilët u njohën nga afër me ambientet e shkollës, laboratorët, projektet dhe punimet e realizuara nga nxënësit tanë. 💻 🔹 U zhvillua Panairi i Projekteve, ku nxënësit prezantuan aftësitë, idetë dhe kreativitetin e tyre në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. 🏆 Gjithashtu u organizua Konkursi i Projekteve, duke vlerësuar punën në grup, kreativitetin dhe zgjidhjet inovative të nxënësve. 🤝 Një moment i rëndësishëm ishte edhe takimi me bizneset partnere, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit, zhvillimin e praktikave profesionale dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës. E ardhmja ndërtohet me dije, teknologji dhe bashkëpunim. 💻📚

Vijon promovimi në shkollat 9-vjeçare!
Vijon promovimi në shkollat 9-vjeçare!👩💻👨💻📚🗓

RYCO Superschools
Shkolla jonë pjesë e RYCO Superschools! 🌍🤝 Jemi krenarë që shkolla jonë mori pjesë në programin RYCO Superschools, në bashkëpunim me shkollën tonë partnere “Kole Nedelkovski” nga Maqedonia e Veriut! 🇦🇱🇲🇰 Për një javë, nxënësit tanë patën mundësinë të zhvillonin aktivitete të përbashkëta me bashkëmoshatarët e tyre, ku shkëmbyen eksperienca profesionale dhe kulturore, u njohën me traditat vendase dhe morën pjesë në projekte bashkëpunuese edukative dhe sociale. 🤝 Ky projekt kishte synim të forconte bashkëpunimin ndërkulturor, të nxiste tolerancën, kreativitetin dhe të promovonte integrimin social të të rinjve në rajon! 🌎

🗓 Dita e 2-të e Javës së Praktikave Profesionale
🗓 Dita e 2-të e Javës së Praktikave Profesionale 📍 Vizitë në Zyrën e Punës Sot, maturantët e shkollës zhvilluan një vizitë informuese në Zyrën e Punës, ku u njohën nga afër me shërbimet që kjo zyrë ofron për të rinjtë dhe punëkërkuesit. Gjatë vizitës, nxënësit u informuan për: • Mundësitë e punësimit dhe karrierës • Programet mbështetëse për të rinjtë • Procesin e aplikimit për vendet e lira të punës në portalin puna.gov.al • Rolin e Zyrës së Punës në orientimin profesional dhe integrimin në tregun e punës ➡️Ky aktivitet ishte një mundësi e vlefshme për të kuptuar më mirë hapat e parë drejt punësimit dhe mënyrat se si institucionet shtetërore mbështesin të rinjtë në rrugën e tyre profesionale.